30 May 2026
Prishtinë, 30 maj –Bedri Hamza prezanton programin: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi programin qeverisës me të cilin synon t’i japë
Lexo më shumëVizioni i PDK-së është vizion për një shtet i cili e meriton t'i rimëkëmbet krenaria dhe dinjiteti i nëpërkëmbur. Të synojmë kah e ardhmja duke e respektuar të kaluarën. Në themelet e PDK-së qëndron lufta heroike e popullit shqiptar të Kosovës për liri, e cila e arriti zenitin me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - vlerës më sublime të PDK-së dhe të shtetit të Kosovës. Vizioni i PDK-së është për shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe me mirëqenie sociale. Për një shoqëri ku mbizotëron vlera demokratike, sundimi i ligjit, liria dhe barazia për qytetarët e vendit tonë. Për një shtet që si synim e ka integrimin në familijen e madhe euroatlantike dhe ruan e kultivon marrëdhëniet e mira me aleatët perëndimorë.
Bulevardi “Nënë Tereza”, nr. 9, Prishtinë