Zëdhënësi i PDK: Ky është Albin Kurti i vërtetë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, është deklaruar pas takimit të Albin Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar takimet e kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti me krerët e Listës Serbe për koalicion qeverisës.

Bytyçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, Kurti i vërtetë u duk sot pasi që sipas tij, për interes personal që të bëhet kryeministër, ai pranoi çdo kompromis, duke përfshirë edhe siç u shpreh ai, pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Bytyçit pa ndërhyrje:

Kur mendon për karrigen e Kryeministrit dhe për veten e tij, Albin Kurti harron kërkim faljen nga Serbia, harron krimet serbe në Kosovë, harron kushtëzimet që duhet t’ia bëj Serbisë për të vazhduar dialogun.

Që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit.

Ky pra është Albin Kurti i vërtetë!.

1+