“Rini aktive”, kampanjë e re e Departamentit për Rini dhe Inovacion të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës investimin në rini e sheh si të domosdoshëm për të vazhduar ciklin e zhvillimit të liderëve të rinj.

“Rini Aktive”, është kampanja më e re e Departamentit për Rini dhe Inovacion në kuadër të PDK-së, i udhëhequr nga Muzafer Shala dhe Ganimete Musliu, dhe i mbështetur shumë në praktikë nga kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

Gjatë kësaj kampanje të rinjtë në Kosovë do të marrin trajnime të ndryshme në lidhje me temat mbi komunikimin, masmediat, aftësimin pofesional dhe punën ekipore.

Në këto trajnime, energjia rinore që po transmetohet është tregues i qartë se rinia, përveç shkathtësive të përfituara, është e gatshme dhe e përkushtuar të merr përgjegjësi, në të mirën e komunitetit dhe te vendit.

Trajnimet dhe aktivitetet të cilat janë zhvilluar deri më sot në Prizren, Lipjan, Pejë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, do të vazhdojnë të shtrihetn nëpër të gjitha komunat tjera të Kosovës në ditët në vazhdim. #RiniAktive#PDK

2+