Partia Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime Familjes Zhitia

Sot, morëm lajmin e trishtueshëm se Sylë Zhitia u nda nga ne fizikisht, lajm sa i pabesueshëm aq i dhimbshëm për të gjithë neve që e çmuam, patëm shok, bashkëveprimtar e bashkëpunëtor.

Jeta e Sylës ishte e lidhur ngushtë me veprimtarinë atdhetare të heroit Afrim Zhitia, duke qenë bartës i denjë i mesazhit të qëndresës e të vijimësisë së rezistencës të familjes atdhetare Zhitia, Bacës Osman e nënës Qamile, deri në çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin.

Në këto orë të dhimbjes së madhe për Sylën, Partia Demokratike e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Bacës Osman e Nënës Qamile, familjes, shokëve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të për lirinë e Kosovës.

Sylë Zhitia, mbetet i paharrueshëm. Lavdi jetës e veprës së tij për Kosovën dhe kombin!

0