KRYETARI VESELI: ZONA E KABASHIT, POTENCIAL I JASHTËZAKONSHËM I TURIZMIT MALOR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diel.

Ai ndalesën e parë e kishte te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka nga periudha e bronzit të hershëm.

“Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë. Ndalesën time të parë e pata te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine. 

Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar.

1+