Kryetari Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zbuluar në Bresanë të Sharrit pllakën përkujtimore kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me këtë rast ka thënë se vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut sa herë që atdheu ishte në rrezik dhe kështu ndodhi edhe në Bresanë të Sharrit 21 vjet më parë.

Ja postimi i plotë i z. Veseli në fb:

Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut. Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.

Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.

Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit.

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit!

0