Kryetari Veseli vizitoi komunat Mamushë dhe Suharekë, interesim për gjendjen gjatë pandemisë dhe dëmet nga breshëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar komunat e Mamushës dhe Suharekës, dhe me këtë rast, ka shprehur interesim për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshrit që kishte goditur këto dy komuna.

Z. Veseli njëherësh ka kujtuar 21 majin, Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, që ka rëndësi të madhe për Kosovën e cila ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-fetare e ndër-etnike.

Ja postimi i z. Veseli në fb:

Dje vizitova komunën e Mamushës, ku u takova me kryetarin e kësaj komune Abdylhadi Krasniqi por edhe me kryetarin e komunës fqinje të Suharekës, Bali Muharremaj. U interesova për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshrit. Administratat e komunave kanë mbajtur një barrë të madhe të peshës në luftën kundër koronavirusit dhe kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm.

21 maji është Dita Botërore e Diversitetit Kulturor, që ka rëndësi të madhe për Kosovën e cila ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-fetare e ndër-etnike. Me këtë rast shpreh respekt të veçantë për komunitetin turk i cili jep një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë dhe shërben si urë e fortë lidhëse me shtetin mik të Turqisë.

1+