Kryetari Veseli vazhdon takimet me strukturat e partisë nëpër Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qendrore, ka takuar strukturat e partisë në Has të Prizrenit, Has të Gjakovës dhe në Zhur.

Në këto takime kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.

Kryetari Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën në të mirë të qytetarëve të këtyre komunave.

Kryetarët degëve, Adem Morina dhe Bedri Hoxhaj, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

1+