Kryetari Veseli: Ushtria e Kosovës, argumenti më i mirë për ata që mohojnë sukseset e shtetit tonë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar se 21 vjet më parë, në koordinim të plotë me NATO-n, filloi transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se sot Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që është arritur bashkërisht.

Ja postimi

21 vjet më parë, në koordinim të plotë me aleatët tanë, NATO-n, filluam transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Sot, Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që kemi arritur bashkërisht.

Me gjithë sfidat, kjo Ushtri, është argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë.

Nderim për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e këtij transformimi, ashtu si për vijuesit e asaj rruge, oficerët dhe ushtarët tanë të sotëm!

1+