Kryetari Veseli uron Johnsonin për fitoren: PDK-ja aleate e vlerave konservatore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson për fitoren e shënuar në zgjedhjet parlamentare.

Kryetari Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se PDK-ja si aleate e konservatorëve, beson në këto vlera dhe angazhohet që bashkëpunimi mes dy shteteve tona do të thellohet edhe më tej.

Ky është postimi i Z. Veselit në fb:

Përgëzime Partisë Konservatore dhe Kryeministrit Boris Johnson për fitoren e shënuar në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe.

Me dëshirat më të mira për popullin britanik, uroj për suksese të mëtejshme për këtë vend mik tonin.

Vlerat konservatore janë vlera të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Janë ato vlera që si shoqëri na bashkojnë me familjen e madhe evropiane.

Partia Demokratike e Kosovës, si aleate e konservatorëve, beson në këto vlera dhe angazhohet që bashkëpunimi mes dy shteteve tona do të thellohet edhe më tej.

0