Kryetari Veseli thekson rëndësinë e përkujdesjes për monumentet si Mulliri i Bërdynajve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkruar për nevojën e përkujdesjes për monumetet kulturore deri sa ka vizituar mullirin historik të Bërdynajve në Radavc të Pejës.

Me anë të një postimi në Facebook, z. Veseli ka njoftuar se është në traditën tonë që të ruajmë vlerat historike.

Z. Veseli ka shkruar se “Partia Demokratike e Kosovës, si parti konservatore që është, i jep shumë rëndësi konservimit të traditës së lashtë të popullit tonë jo vetëm në folklor por edhe në bujqësi e blegtori”.

Ja postimi i z. Veseli:

Mulliri i Bërdynajve në Radavc të Pejës është një monument i çmuar që prej tre shekujsh furnizon me miell banorët e zonës. Kjo ndërtesë historike në formë kulle, dëshmon për traditën tonë të pasur dhe cilësinë e punës së mjeshtrave popullor të ndërtimit.

Partia Demokratike e Kosovës, si parti konservatore që është, i jep shumë rëndësi konservimit të traditës së lashtë të popullit tonë jo vetëm në folklor por edhe në bujqësi e blegtori. Për këtë arsye e ka përparësi ruajtjen, promovimin dhe vazhdimin e trashëgimisë sonë duke i dhënë mbështetje të veçantë produkteve të ndryshme tradicionale artizanale kosovare sikurse janë ato që dalin nga ky mulli i lashtë.

Po ashtu përkujdesja për monumente si ky mulli dhe traditat sikurse është bluarja e drithit me fuqinë e ujit, pasuron dimensionin kulturor të ofertës sonë turistike duke e bërë Kosovën një vend akoma më shumë atraktiv për vizitorët e huaj.

1+