Kryetari Veseli takon strukturat në Suharekë dhe Rahovec

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat partisë në Suharekë dhe Rahovec.
Në këto takime kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.
Kryetari Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto dy degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën e mirë në të mirë të qytetarëve të këtyre dy komunave.
Kryetari i Degës së Suharekës , Ramë Vataj, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe është zotuar se puna e tyre në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

0