Kryetari Veseli takon strukturat në Obiliq

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga deputeti Bajrush Xhemajli, ka takuar strukturat e partisë në Obiliq.
Në këtë takim kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.
Kryetari Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për degën e Obiliqt dhe ka inkurajuar ata që të vazhdojnë punën në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.
Kryetari i Degës së PDK-së në Obiliq, Lulzim Sadiku, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe është zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

0