Kryetari Veseli takon sipërmarrësit e Malishevës: Të alarmuar nga neglizhenca e dy qeverive ndaj tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot, ndërmarrësit e ndryshëm të komunës së Malishevës, dhe me këtë rast ka shprehur interesim për gjendjen e tyre.

Z. Veseli ka shkruar në rrjetin social se po ashtu është konsultuar me sipërmarrësit lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale.

Ja postimi i plotë i z. Veseli në fb:

Drekën e sotshme e kisha me sipërmarrës të ndryshëm të Malishevës për t’u interesuar për gjendjen e tyre dhe për t’u konsultuar lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale. Ata ndihen të lënë pas dore nga Qeveria dhe janë të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.

Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qendrës së djathtë, është aleate e natyrshme e ndërmarrësve, prandaj është e alarmuar për neglizhencën e dy qeverive të fundit ndaj tyre. U zotova para tyre, se dera e partisë sonë do të mbetet gjithmonë e hapur për ta sepse janë motori që zhvillon ekonominë e siguron të ardhura për shumicën e familjeve të Kosovës.

0