Kryetari Veseli: S’ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit!

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në rrjetin social ka postuar një fotografi, ku shihet duke bërë iftar me prindërit e tij.

Z. Veseli ka cekur se prindërit, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë, duke qenë mirënjohës për sakrificën e tyre, prandaj, ka cekur ai, nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij.

Urimi i Veselit për muajin e Ramazanit është për “këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!”

Ja postimi i z. Veselit në fb:

Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit.

Ne jemi mirënjohës për sakrificave e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij!

Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!

1+