Kryetari Veseli: Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e ka uruar për titullin e kampionit të botës Robin Krasniqin.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shqiptarët i japin botës kampionin e radhës.

Ai ka thënë se fitorja e Krasniqit na ka bërë të gjithëve krenarë.

Ja postimi i z. Veseli:

“Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës. Shumë urime për Robin Haxhi Krasniqin, i cili na bëri krenarë të gjithëve me fitoren e mbrëmshme duke u bërë shqiptari i parë që ka arritur të marrë titullin kampion botëror në boksin profesionist. Urime edhe për ekipin e tij të trajnerëve, të bashkëpunëtorëve e për simpatizantët e tij të shumtë që gjithmonë kanë besuar tek ai”. 🇽🇰 🇦🇱 🇩🇪

0