Kryetari Veseli prezanton nismat ligjore të PDK-së, nga zbardhja e plotë e privatizimeve deri tek temat më jetike të 20 viteve pas luftës

Prishtinë, 22 qershor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar nismat ligjore që do të ndërmerr PDK për të zbardhur të vërtetën e plotë që nga procesi i privatizimit e deri tek gjitha çështjet jetike për vendin në 21 vite liri.

Ai tha se nga sot e nisë ballafaqimi me të vërtetën për shumë tema e vendime që janë përfolur e abuzuar politikisht përgjatë 20 viteve.

“Prandaj, PDK-ja do të ndërmarrë veprime konkrete kushtetuese e ligjore brenda Kuvendit të Kosovës për këto tema, të cilat do t’i shërbejnë vetëm interesit publik dhe nxjerrjes së të vërtetës njëherë e përgjithmonë se kush janë abuzuesit e vërtetë me emër e mbiemër të këtij vendi. Këto iniciativa nënkuptojnë themelimin e Komisioneve Hetimore për Çështje më rendësi të veçantë për publikun, si dhe propozime për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale, duke përfshirë këtu edhe iniciativat e reja legjislative hetimore dhe gjithçka që ju mundësohet hetimeve parlamentare të pavarura e profesionale”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së tha se nga këto veprime konkrete e iniciativa parlamentare nuk do ta përjashtohen asnjë individ politik, qoftë edhe brenda partisë që drejton.

“Prandaj, kërkesa e parë që e deponojmë këtë javë në Kuvendin e Kosovës është për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Procesin e Privatizimit në Kosovë. Dua të siguroj të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ndërmarrësit e bizneset që ky proces nuk është kundër tyre si dhe kundër procesit të privatizimit. Përkundrazi, si parti e qendrës së djathtë e mbështesim dhe do të angazhohemi që këtij procesi t’i sigurojmë transparencë të plotë dhe llogaridhënie deri në fund”, tha Veseli.

Deklarata e plotë e liderit të PDK, Kadri Veseli:

Të dashur qytetarë,

Partia Demokratike e Kosovës, si parti opozitare dhe unë si kryetar i saj, jemi të përkushtuar për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të Kosovës në mënyrën sa më të mirë. 

Mesazhin e qytetarëve të dhënë në zgjedhjet e 6 tetorit, ne si parti e kemi kuptuar drejt, dhe po punojmë çdo ditë për të krijuar shanse e mundësi të barabarta për secilin; ku ligji të mbron dhe të jep mundësi, ku nuk abuzohet dhe nuk ka vend për krim e korrupsion. E kam dhënë fjalën dhe po punoj e angazhohem çdo ditë ta mbaj çdo premtim timin. 

Prandaj, javën që shkoi, unë prezantova nga Prizreni rrugëtimin e ri të PDK-së për rimëkëmbjen kombëtare ku zë vend shteti i së drejtës, ku koncepti modern ekonomik në parimin djathtist të tregut dhe konkurrencës së lirë janë parimet orientuese tona.

Për mua si kryetar dhe për PDK-në, interesi i qytetarëve dhe mbrojtja e Republikës kudo dhe kurdo, pavarësisht të qenit në pushtet ose në opozitë – janë përmbi çdo fati individual të politikanëve apo një partie politike.

Prandaj, nga sot e nisim ballafaqimin me të vërtetën për shumë tema e vendime që janë përfolur e abuzuar politikisht përgjatë 20 viteve. Mbi të gjitha, ky është një shqetësim real dhe i drejt i qytetarëve të Kosovës.

Prandaj, PDK-ja do të ndërmarrë veprime konkrete kushtetuese e ligjore brenda Kuvendit të Kosovës për këto tema, të cilat do t’i shërbejnë vetëm interesit publik dhe nxjerrjes së të vërtetës njëherë e përgjithmonë se kush janë abuzuesit e vërtetë me emër e mbiemër të këtij vendi.

Këto iniciativa nënkuptojnë themelimin e Komisioneve Hetimore për Çështje më rendësi të veçantë për publikun, si dhe propozime për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale, duke përfshirë këtu edhe iniciativat e reja legjislative hetimore dhe gjithçka që ju mundësohet hetimeve parlamentare të pavarura e profesionale. Nga këto veprime konkrete e iniciativa parlamentare nuk do ta përjashtohen as individë brenda partisë time.

Sot, nis një epokë e re për qytetarët e Kosovës; për të mirën e interesit publik; mbrojtjen e pasurisë së këtij vendi dhe të vërtetat e privatizimit të ndërmarrjeve publike e shoqërore – për të cilat është abuzuar politikisht në mënyrë të paskrupullt. Shpesh herë, njerëzit më të përfolur në këto procese, kanë qenë zhurmaxhinjtë më të mëdhenj.

Prandaj, kërkesa e parë që e deponojmë këtë javë në Kuvendin e Kosovës është për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Procesin e Privatizimit në Kosovë. Dua të siguroj të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ndërmarrësit e bizneset që ky proces nuk është kundër tyre si dhe kundër procesit të privatizimit. Përkundrazi, si parti e qendrës së djathtë e mbështesim dhe do të angazhohemi që këtij procesi t’i sigurojmë transparencë të plotë dhe llogaridhënie deri në fund.   

Të nderuar qytetarë të Kosovës, në ditët dhe javët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës do të inicojë edhe iniciativa të tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës që janë në interes të interes të qytetarëve dhe të Kosovës.   

Të dashur qytetarë,

Si PDK, kemi pritur që duke qenë në opozitë ti ndërmarrim këto iniciativa parlamentare, që askush të mos dyshoj apo ankohet se duket qenë në pushtet, PDK do ti kontrollonte këto tema apo hetimet për to.

Ne sot jemi në opozitë, dhe ftoj për bashkëpunim të gjithë, veçmas qytetarët e Kosovës dhe partitë politike që ti mbështesin këto iniciativa për të zbardhur të vërtetën dhe të gjithë ata që abuzuan politikisht dhe i keqpërdorën për përfitime politike.

3+