Kryetari Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Rtv Dukagjini, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend që lidhen me dialogun.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk refuzon ftesat zakonisht por sipas tij mënyra se si kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar takimin ka qenë jo e rregullt

“Ne nuk refuzojmë takime sidomos kur kanë të bëjnë me interesin e  vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i PDK-së thotë se kjo parti ka pranuar më parë një ftesë nga Albin Kurti pasi ky i fundit e bëri ftesën me shkrim dhe në mënyrë të rregullt për dallim nga pasuese i tij Avdullah Hoti

“Nuk kamë bërë ndonjë hakmarrje ndaj LDK-së. Nuk punojë në politikë me revanshizma. Ftesat nuk bëhen nga studiot televizive dhe sa për të thënë. Ftesa e Hotit nuk ka qenë serioze”.

Veseli thotë se kushdo që i prinë dialogut duhet të mbrojë interesin e vendit.

“Ne sa kemi qenë në qeveri i kemi dhënë mundësinë edhe opozitës ta drejtojë dialogun”.

Kryetari i PDK-së thotë se LDK dhe Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën duke vonuar dialogun.

“Ne jemi kundër korrigjimit të kufijve. PDK është e vetmja parti në Kuvend që nuk luan me fjalë kur është në pozitë apo opozitë. Ne kemi nënshkruar dokument për këtë çështje shumë kohë më parë”.

Veseli thotë se në ballafaqim me Serbinë nuk duhet të ketë dallime të brendshme.

Veseli në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është për luftë me Serbinë derisa kjo e fundit nuk e shkel territorin e Kosovës.

“Preferoj më shumë dialogun me Serbinë. Mjaft jam plakur, por nëse vjen puna besoj se do të luftojë si i ri kur isha kundër Serbisë”, tha ai.

I pari i PDK-së thotë se është kundër shkëmbimit të territoreve pasi sipas tij Kosova do të humb shumë.

Veseli thotë se për shkak të papërgjegjësisë ndaj qytetarëve tri qeveri janë rrëzuar.

Ai thotë se këto qeveri nga papërgjegjshmëria lanë qytetarët pa viza duke përmendur demarkacionin dhe taksën ndaj Serbisë.

Kryetari i PDK-së thotë se Kurti i ka bërë shumë dëme Kosovës në një periudhë shumë të shkurtër qeverisëse.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se kanë ra tri qeveri njëra-pas tjetrës për shkak se nuk kanë qenë korrekte dhe për shkak të mashtrimit të popullit.

Ai ka thënë se nuk është vendosur reciprociteti, ndërsa, tash janë hequr për turp të gjitha.

“Me nda pushtet LVV e LDK prapë bëhen bashkë, procesin e dialogut e kanë për abuzim. Kosova nuk ka çfarë të jap më shumë se sa që është dhënë në pakon e Ahtisarit, nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, nuk jam kundër të bashkohet Lugina e Preshevës por jam kundër shkëmbimit të territoreve”, tha ai.

Veseli duke komentuar deklaratën e Kurtit “mbi harta me thika”, dhe refuzimin e tij për të shkuar në shtëpinë e bardh, tha se kur Kurti thotë se SHBA është me thika, bashkë me luftëtarët e lirisë, kurse ai del si Gjergj Elez Alia duke e mbrojtur Kosovën, jo me 12 plagë por pa asnjë plagë.

Nuk ka shkëmbim territoresh, nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, thotë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në debatin e tv Dukagjinit, përcjell Periskopi.

“Unë jam për dialog derisa Kosovën derisa Serbia nuk e prekë territorin. Nuk jam për luftë, edhe goxha jam plakur, por pasha besën, me prekë tokën e Kosovës, besoj se mundem me qenë sikur kur kam qenë i ri. Këta janë në garë cka me i dhënë Serbisë, dikush atë korridor dikush këtë korridor. Nuk jam kundër me iu bashku Lugina Kosovës, nëse keqtrajtohen nga Serbia, por jam kundër me i dhënë territor Kosovës, unë jam kundër”, ka thënë Veseli.

Veseli: Ata që na akuzojnë për tradhti i kanë borxh Serbisë, Kurti e Hoti s’mund ta mbrojnë vendin më shumë se ne

“Nuk besoj se Albin Kurti ose Avdullah Hoti mujnë me mbrojtë Kosovën më shumë se sa ne. Ata që nuk dojnë të humbin jeta e të rinjve tanë, që e duan lirinë e Kosovës, shtetësinë e saj, por me mencuri, partneritet me ShBA”, thotë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se kushdo që udhëheq dialogun duhet ta mbrojë Kosovën.

“Ne nuk frikësohemi nga Serbia. Serbia asnjëherë nuk më ka pasë në dorë. E kam luftuar Serbinë. Nuk ka cmim, nuk ka vendim, që mund ta futë PDK-në në atë që është fituar më 12 qershor të vitit 1999. Po flas për ata që kanë guximin dhe paturpësinë që të llomotosin se PDK po e shet Kosovën edhe po e ndanë Kosovën, e ata patriot paskan bërë dicka për ta blerë Kosovën”, ka thënë ai.
“Kushdo që udhëheq dialogun është në interes të Kosovës anëtarësimi në OKB, mos ta dëmtojë Kosovën dhe të mos jap territor. Pra kushdo që udhëheq dialogun duhet ta mbrojë Kosovën.Jemi e vetmja parti aktualisht në Kosovë që nuk luajmë me fjalë kur jemi në pozitë e kur jemi opozitë”, thotë Veseli në tv Dukagjini.

Ai thotë se Kosovës po i kushton lufta e brendshme politike.

“Më e rënda që po ndodhë në këtë ballafaqim me Serbinë është kjo gara mes vete, gara e brendshme. Ballafaqimi me Serbinë nuk duhet të jetë luftë e brendshme sepse na dobëson. Duhet të jetë ballafaqim serioz, duhet të jetë fuqi e Kosovës përballë një pretendenti që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Këtu më tepër LDK dhe VV bëjnë me gisht, janë këta shqiptarë që po dojnë me nda Kosovën. Jo more nuk ka dekada që kemi tregu veten, si mundet dikush që ka luftu për shtet me shitë shtetin. Si mundet dikush që iu ka nënshtruar Serbisë të bëj këso akuza”, thotë ai.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje njihen si dy prej subjekteve politike më rivale në vend. Mirëpo, kryetari i të parës, Kadri Veseli po e lavdëron Albin Kurtin rreth ftesës për takim që ua dërgoi sa ishte në pushtet.

Teksa ka folur në Debat Plus lidhur me ftesën e Kryeministrit aktual, Avdullah Hoti për takim, i pari i PDK’së e ka quajtur këtë joserioze.

Sipas tij, duhet të quhet e tillë pasi që u bë përmes debateve televizive, e jo në formë të shkruar, si bëri ish-Kryeministri, Albin Kurti.

“Ftesa e Kurtit ka qenë më serizoe dhe ka ardhur me shkrim. Ndërsa kjo e Hotit ishte e parregullt, përmes debateve televizive”, ka thënë Veseli, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë refuzuar t’i shkojnë sot në takim Hotit, për të diskutuar rreth vizitës në SHBA dhe paraqitjes së vendit atje.

Ndërkaq, PDK kishte pranuar të shkojë në  takim kur u ftuan nga Kurti sa ishte në pushtet, mirëpo bisedën e kishin quajtur si ‘të pakuptueshme’.

Ndryshe, Hoti sot ka thirrur në takim liderët partiakë për të diskutuar vizitën e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku bashkë me presidentin Hashim Thaçi pritet të takohen me palën serbe, nën ndërmjetësimin e emisarit Richard Grenell dhe sekretarit Robert O’Brien.

0