Kryetari Veseli: Një nga shtyllat e programit të PDK-së, është përmirësimi i statusit social të grave

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se një nga shtyllat kryesore të programit të PDK-së, është përmirësimi i statusit social të grave.

Z. Veseli tha se për tu bërë kjo duhet të ndryshojë mentaliteti shoqëror dhe tu jipet fund sjelleve steriotipizuese e paragjykuese për gratë.

Ai thotë se për gratë e zonave rurale është e rëndësishme të ndërtohen çerdhe, që të kenë mundësi të jenë aktive në ekonomi, kulturë e shoqëri.

Ja postimi i plotë i z. Veseli:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, dëshiroj të theksoj se një nga shtyllat kryesore të programit të Partisë Demokratike të Kosovës është përmirësimi i statusit social të grave nëpërmjet fuqizimit ekonomik, mbrojtjes sociale, nxitjes së arsimimit dhe garantimit të shanseve të barabarta.

Për t’iu mundësuar rolin që meritojnë në shoqëri, është e nevojshme gjithashtu që të ndryshohet edhe mentaliteti shoqëror dhe t’iu jepet fund sjelljeve steriotipizuese paragjykuese si dhe modeleve që nxisin veprime të dhunshme e diskriminuese ndaj grave.

PDK-ja gjithashtu beson se, për gratë e zonave rurale është veçanërisht e rëndësishme që të ndërmerret një program masiv shtetëror i ndërtimit të çerdheve kudo në vend. Investimi në arsimin parashkollor do të mundësojë që shumë nëna të reja të kenë mundësi që të çojnë fëmijë në çerdhe e të bëjnë një jetë më aktive në ekonomi, kulturë e shoqëri.

0