KRYETARI VESELI NGUSHËLLON PËR VDEKJEN E ISH-MINISTRIT TË MBROTJES SË SHQIPËRISË, SABIT BROKAJ

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen ish-ministrit të Mbrojtjes në Shqipëri, Sabit Brokaj.

Z. Veseli ka thënë se Brokaj ka qenë “njeri i mirë i politikës shqiptare”.

“Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ja postimi i plotë i z. Veseli:

Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.

Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional.

Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv.Ngushëllime familjes dhe miqëve!

0