Kryetari Veseli ngushëllon familjet e dy mjekëve që humbën jetë si pasojë e Covid-19

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e Dr. Sylejman Rexhepit dhe Dr. Ali Tolajt, të cilërt ndërruan jetë nga infektimi me COVID-19.

Në një shkrim në Facebook, z. Veseli ka thënë se puna dhe kontributi i tyre i çmuar në shërbim të qytetarëve nuk do të harrohet kurrë.

Shkrimi i plotë:

Sot, shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë, Prof. Sylejman Rexhepin dhe Dr. Ali Tolajn, në betejë me Covid-19.

Puna dhe kontributi i tyre i çmuar në shërbim të qytetarëve nuk do të harrohet kurrë.

Stafi shëndetësor është në vijë të parë kundër pandemisë dhe meriton admirim e respekt nga të gjithë.

Ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të të ndjerëve!

0