Kryetari Veseli ngushëllon familjen e Kolonelit Ukë Hoxha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e Ukë Hoxhës-Koloneli, me rastin e vdekjes së tij, duke e vlerësuar lartë personalitetin e tij, si mik shtëpie dhe kontribuues të madh për çlirimin e Kosovës.

Z. Veseli ka cekur se “Koloneli Ukë Hoxha, sipas karakterit të fortë që kishte, nuk u mjaftua vetëm në angazhimin dhe përkushtimin mbështetës për UÇK-në, por, ai u rreshtua me njësitet luftarake në frontin që hapi Operacioni “Shigjeta””.

Ja postimi i plotë i z. Veseli në fb:

Lajmi për vdekjen e mikut të shtëpisë sime, Ukë Hoxha (Koloneli), më pikëlloi pa masë. Jo vetëm pse e kisha mik nga takimi i parë kur arrita në Shqipëri, por edhe për rrugën e tij të pandalshme atdhetare në aftësimin dhe fuqizimin e UÇK-së, rrugën tonë të përbashkët, deri në çlirim.

Koloneli Ukë Hoxha, sipas karakterit të fortë që kishte, nuk u mjaftua vetëm në angazhimin dhe përkushtimin mbështetës për UÇK-në, por, ai u rreshtua me njësitet luftarake në frontin që hapi Operacioni “Shigjeta”.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllime të sinqerta Familjes Hoxha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Kolonelit, duke iu bashkuar dhimbjes së tyre.

Nderim i përjetshëm për jetën dhe veprën e Kolonelit Ukë Hoxha!

0