Kryetari Veseli: Në momentin që Vetëvendosje i ka 40 vota- rrëzohet Qeveria Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur dështim paraqitjen e delegacionit kosovarë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Veseli ka thënë se në SHBA, Kosova e ka humbur mundësinë që të arrihet marrëveshja përfundimtare.

“Ne e kemi bërë të qartë pozicionin e PDK-së, ne mendojmë që është shans i humbur takimi në Uashington pra në Shtëpinë e Bardhë. Në kulmin e politikës botërorë ku ka pasur shans të jetë delegacioni jonë, është pritur shumë gjatë nga qytetarët, ka qenë edhe një shpresë që një proces i dhimbshëm do të përfundonte dhe do të kishte një epilog i cili do të ishte pozitiv, dhe do të kishim marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendeve. Ne mendojmë se është dështim i delegacionit tonë, kishim një zmbrapsje, kishim një befasi të pakëndshëm”, tha ai në Kanal 10.

Veseli ka thënë se në dokumentet e nënshkruara po flitet për resurset e Kosovës, dhe jo për njohje.

“Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen”, shtoi ai.

Kryetari Veseli: Ka kaluar koha kur do të japim karamela për partitë tjera

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli lidhur me çështjen e presidentit ka thënë se ka kaluar koha kur PDK lëshon pozita për partitë e tjera.

‘’Ka kaluar koha kur do te japim karamela për partitë tjera’’, ka thënë Veseli në një debat televiziv.

Tutje ai ka komentuar edhe çështjen e marrëveshjes në Ëashington, për çka thotë se delegacioni kosovar ka dështuar.

Për Richard Grenellin, emisarin amerikan thotë se është atakuar padrejtësisht nga liderët kosovarë.

‘’Hajde të dali për një qëndrim që është i menjëhershëm për zgjidhje finale. Grenell është atakuar në mënyrën më të padrejtë. Në përpjekjet e tij dy vjecare. Është dështim i delegacionit të Kosovës. Shancë e humbur’’

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli thotë se delegacioni kosovar në krye me Avdullah Hotin  shkoi i papërgatitur në Washington.

Ai ka komentuar edhe mosbesimin e AAK’së tek kryeministri Hoti, edhe pse janë në një koalicion të përbashkët.

‘’Është dashur të ketë një përgatitje më të mirë. Nuk shkon unë të kam kryeministër, por nuk të besoj.S është marrëveshje historike, s’ka të tillë. Do të duhej të ishte e cila do ta conte Kosovën drejt fundit në organizatat ndërkombëtare.’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

Veseli thotë se në momentin që Vetëvendosje i ka 40 vota rrëzohet Qeveria Hoti

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar se në momentin që Lëvizja Vetëvendosje i siguron 40 vota, PDK do ta votojë rrëzimin e Qeverisë.

“Kohëve të fundit qëndrimet e PDK-së janë bërë pjesë e diskursit jashtë partisë tonë. Ne nuk jemi riparim i askujt. Do të kemi qëndrim në interes nacional. Nëse e fillon PDK-ja mocionin me e rrëzu Qeverinë ne e arrijmë atë. Pse LVV-ja nuk po i ofron 40 vota. Në momentin që LVV i bon 40 vota, rrëzohet Qeveria. Në momentin që bëhen 40 vota kjo Qeveri ik”, ka deklaruar Veseli në televizionin Kanal 10.

Ndërkohë Veseli ka thënë në muajin mars ka dy opsione, ndër të cilët është edhe shkuarja në zgjedhje të reja.

“Në mars do të jenë dy opsione. Ose do të ketë zgjedhje. Ose një rrugëdalje prej kësaj situate e cila e ka parasysh dialogun edhe pjesën ekonomike”, ka deklaruar Veseli.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e qeverisë Hoti, ndërsa ka akuzuar rënd edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Veseli ka thënë se nuk do të bëhen riparues të askujt, ndërsa ka thënë se edhe qasja e VV-së, nuk është e sinqertë.

“Ne jemi opozitë, nuk e di çka po na lodhin. Edhe VV-ja me ato mbledhje të nënshkrimeve nuk është serioze, por është manipuluese. Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj qeverie, s’do të jemi riparues i askujt. VV-ja nuk do të mund të na mposht neve në opozitë. Ajo po manipulon me çështjen e mocionit, sepse nuk janë votat”, ka thënë Veseli në Kanal 10.

Kryetari i PDK-së fton partitë e tjera: Të bëhemi bashkë për çështjen e vendit!

Kadri Veseli i ka ftuar të gjitha partitë tjera që të bëhen bashkë për çështjen e vendit.

Ai në Kanal 10 ka thënë se nuk duhet të luftojnë mes vete, kur janë në pyetje bisedimet me Serbinë

Z. Veseli: S’ka marrëveshje historike, nuk është historike fotografia në Shtëpinë e Bardhë

Fotografitë në Shtëpinë e Bardhë, teksa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq shihen teksa nënshkruajnë marrëveshjen mes të dyja shteteve, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk i quan historike.

Ai në intervistë te “Prime Time” thotë se aty nuk është arritur asnjë marrëveshje historike,

Delegacioni ynë dështoi në SHBA, pasi që u zmbraps nga njohja reciproke me Serbinë.

Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili mendon se në Uashington nuk kishte fare marrëveshje, por që u fol vetëm për resurset ekonomike të Kosovës.

“Në Uashington nuk kemi fare marrëveshje politike. Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen. Aty projekte që u folën, si do të sigurohen parat”, ka thënë Veseli në emisionin Prime Time në Kanal 10.

Kryetari Veseli është shprehur se marrëveshja do të duhej e tillë që të dërgonte Kosovën drejt fundit të dialogut me Serbinë.

Kryetari Veseli: Tek ndërkombëtarët më tepër i ka dyert e hapura Vuçiqi sesa politikanët tanë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se Kosova po e humb momentumin në skenën politike ndërkombëtare duke u marrë me inate të brendshme politike, transmeton Periskopi.

‘’Është humbje e momentumit kur ne po kacafytemi pe politika t brendshme. Lideshipi është dëmtuar rëndë, lidershipi i Serbisë është forcuar shumë. Ma tepër i ka dyert e hapura Vuciqi sesa politikanët tone sepse nuk ka seriozitet në qëndrimet politike’’, ka thënë ai 

Kryetari Veseli: Lidershipi kosovar është dobësuar, ndërsa ai i Serbisë jo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

I ftuar në Prime Time, ai ka thënë se lidershipi kosovar është dobësuar, përderisa është forcuar ai i Serbisë.

”Nuk është më Kosova ajo që ka qenë para disa viteve, kur i ka pasur dyert e hapura edhe në Bruksel edhe në Uashington. Më shumë i ka dyert e hapura Vuçiqi, i cili ka qenë i izoluar nga komuniteti evropian në vitin 1994 për deklaratat e tij radikale dhe nacionaliste” ka thënë Veseli.

Sipas tij, kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së seriozitetit në udhëheqje.

”Nuk ka racionalitet, nuk ka sinqeritet, nuk ka seriozitet dhe nuk ka fortësi në qëndrimet e tyre politike”, ka shtuar më tutje Veseli./Kanal10

3+