Kryetari Veseli në Junik, kujton Hasan Prishtinën dhe Kuvendin e 108 viteve më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Junik, në vendin ku 108 vjet më parë Hasan Prishtina organizoi Kuvendin e Junikut.

Z. Veseli theksoi se kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri.

Postimi i plotë i z. Veselit në fb:

Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Në atë Kuvend, morën pjesë mbi 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës dhe nga viset tjera shqiptare.

Vendimet e atij tubimi i dhanë një dinamikë të re kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri.

1+