Kryetari Veseli në Ditën e Refugjatëve kujton vuajtjet që përjetuam 21 vjet më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka kujtuar kohën kur populli ynë ishte larguar dhunshëm nga Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, z. Veseli ka thënë se të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb.

Ky është statusi i tij i plote:

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta. Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb.

Ishte fat tragjik për shumë kombe e popuj, andaj kujtojmë dhimbjen, pabarazinë edhe në nivel global, të gjithë ata që u bënë pjesë e fatit tragjik të refugjatit.

0