Kryetari Veseli në 21-vjetorin e masakrës së Studimes: Paqja mund të arrihet, kur Serbia të pranojë krimet

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë.

Z. Veseli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se familjarët e viktimave të Studimes, por edhe të qindra masakrave të tjera që forcat serbe kanë kryer gjatë luftës në Kosovë, meritojnë drejtësi.

“Xhelatët e këtyre krimeve kundër njerëzimit, ende nuk janë dal para drejtësisë, prandaj sot, jo vetëm duhet të përkujtojmë të rënët por edhe të kërkojmë drejtësi për ta. Duhet të pengojmë çdo përpjekje që bëhet për të mohuar e shtrembëruar historinë e popullit tonë duke kundërshtuar çdo përpjekje që bëhet për të relativizuar e rehabilituar krimet e luftës së Serbisë dhe për të njollosur luftën fisnike për liri të popullit tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sot mbushen 21 vjet prej masakrimit mizor të 116 shqiptarëve të pafajshëm në Studime të Vushtrrisë, nga forcat kriminale serbe. Familjarët e viktimave të Studimes, por edhe të qindra masakrave të tjera që forcat serbe kanë kryer gjatë luftës në Kosovë, meritojnë drejtësi.

Xhelatët e këtyre krimeve kundër njerëzimit, ende nuk janë dal para drejtësisë, prandaj sot, jo vetëm duhet të përkujtojmë të rënët por edhe të kërkojmë drejtësi për ta. Duhet të pengojmë çdo përpjekje që bëhet për të mohuar e shtrembëruar historinë e popullit tonë duke kundërshtuar çdo përpjekje që bëhet për të relativizuar e rehabilituar krimet e luftës së Serbisë dhe për të njollosur luftën fisnike për liri të popullit tonë.

Paqja me Serbinë mund të vihet vetëm në baza të drejtësisë dhe pajtimi i vërtetë me serbët mund të bëhet vetëm kur të thuhet e pranohet e vërteta prej tyre.

0