Kryetari Veseli me zyrtarët e PDK-së bëjnë homazhe për Nexhmije Pagarushën në Teatrin Kombëtar

Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë po mbahen homazhe për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, deputeten, Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendin, kanë bërë homazhe për të nderuar figurën e Bilbilit të Kosovës.

Kujtojmë që varrimi i të ndjerës bëhet nesër në fshatin Pagarushë në Malishevë në ora 14:00.

Ndërsa, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie.

0