Kryetari Veseli me koronavirus: Jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testit që ka bërë.

Z. Veseli ka bërë të ditur se është mirë me shëndet dhe se deri në shërim të plotë, ai do të qëndroj i vetizoluar.

Postimi i plotë i z. Veselit, në fb:

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!.

0