Kryetari Veseli kujton Skënderbeun dhe patriotët shqiptarë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë sot nderime para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në ditën e tij të vdekjes.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, lideri i PDK-së ka vlerësuar lart figurën e Skënderbeut por edhe të patriotëve tjerë shqiptarë si Adem Demaçi, vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.

“Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës. Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.

0