Kryetari Veseli kujton poetin kombëtar, Naim Frashërin: Me vargjet e tij të pavdekshme u frymëzuan brezat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar rilindësin Naim Frashëri, poetin kombëtar, me rastin e 120 vjetorit të kalimit të tij në amshim.

Z. Veseli ka shkruar se Naim Frashëri bëri zgjedhje historike të drejtë kur shkroi më 1890, në vëllimin e tij me poezi “ Lulet e verës” se për shqiptarët “dielli lind nga perëndon”.

Postimi i plotë i z. Veseli në fb:

120 vjet më parë u nda nga jeta poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili ka qenë një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe mbetet figurë qendrore e letërsisë shqiptare. Me vargjet e tij të pavdekshme janë frymëzuar me atdhedashuri breza të panumërt.

Në vëllimin e tij me poezi “ Lulet e verës” të vitit 1890 ai shkruante se për shqiptarët “dielli lind nga perëndon” gjë që tregon se ky orientimi ynë drejt perëndimit, nuk është improvizim rrethanor i kohëve të fundit, por është një zgjedhje historike e drejtë që ka bërë Naimi e rilindasit e tjerë.

0