Kryetari Veseli kujton heroin Xhavit Haziri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook, me rastin e 22 vjetorit të zhdukjes, ka kujtuar heroin Xhavit Haziri.

Z. Veseli tha se e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme

Kryetari Veseli tregoi se Haziri u kidnapua nga forcat okupatore por shpirti i tij atdhetar nuk do të zhduket e as nënshtrohet.

Ky është postimi i tij i plotë:

Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.
Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.
Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nështrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë.

Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!

1+