Kryetari Veseli kujton Gjeneral Plakun, njërin nga besnikët më të vendosur të çështjes kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe komandantin Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku, si njërin nga besnikët më të vendosur të çështjes kombëtare.

Z. Veseli ka shkruar se “dita e parë e pranverës, nga dita e rreshtimit të Plakut në panteonin e heronjve të kombit, fillon me kujtime të paharruara për të, si një shembull sa e madhe e sa e fuqishme mund të jetë dashuria e një atdhetari për atdheun”.

Ja postimi i plotë i z. Veseli:

Më 21 mars 2005 kombi, familja dhe të afërmit, ne bashkëluftëtarët, humbëm veprimtarin e përkushtuar e të pandalshëm, njërin nga besnikët më të vendosur të çështjes kombëtare.

Plaku, nuk ishte plaku i moshës e viteve, ishte Plaku i bashkimit të gjeneratave, forcave për çlirim, ishte urtia e trashëguar dhe mbresëlënëse te secili që e njohu apo u përkushtua për lirinë e Kosovës.

Dita e parë e pranverës, nga dita e rreshtimit të Plakut në panteonin e heronjve të kombit, fillon me kujtime të paharruara për të, si një shembull sa e madhe e sa e fuqishme mund të jetë dashuria e një atdhetari për atdheun.

Lavdi jetës dhe veprës së Xheladin Gashit-Plakut!

0