KRYETARI VESELI: KRASNIQI ISHTE I PARI QË RA NË ALTARIN E ATDHEUT ME UNIFORMËN E UÇK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar se 23 vjet më parë u nda nga jeta Adrian Krasniqi, i cili qe luftëtari i parë të lirisë që ra në altarin e atdheut i veshur me uniformën e UÇK-së.

z. Veseli ka shkruar se Krasniqi u vra heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, kur sapo ishte bërë 25 vjeç, ndërsa ishte në ballë të një sulmi të UÇK-së ndaj stacionit të policisë serbe në Kliçinë të Pejës.

Ja postimi i z. Veseli në rrjetin social:

“23 vjet më parë u nda nga ne Adrian Krasniqi, i cili qe luftëtari i parë të lirisë që ra në altarin e atdheut i veshur me uniformën e UÇK-së. Ai u vra më 16 tetor të vitit 1997, kur sapo ishte bërë 25 vjeç, ndërsa ishte në ballë të një sulmi të UÇK-së ndaj stacionit të policisë serbe në Kliçinë të Pejës.

Brezat e rinj duhet të frymëzohen nga jeta dhe vepra e Adrianit, sikurse edhe nga sakrifica e dëshmorëve të tjerë, që nuk kursyen as jetën, vetëm që Kosova jonë e shtrenjtë të çlirohej njëherë e përgjithmonë.”

0