KRYETARI VESELI: KOSOVA, SI GJITHMONË PËRKRAH SHBA-SË

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka dënuar sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane.

Ai e ka cilësuar këtë si një akt agresor ndaj SHBA-së.

Ja postimi i plotë i z. Veseli në fb:

“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar. Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.

0