Kryetari Veseli: Kosova ka borxh ta kujtoj përherë Agim Bytyqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka shkuar për ngushëllime në familjen e ish-kryetarit të parë të FFK-së, Agim Bytyqi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, z. Veseli ka shkruar se Bytyqi ka qenë njëri prej figurave kryesore në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës nga viti 1991 dhe për shumë vjet kryetar i klubit “Liria”.

Z. Veseli po ashtu ka thënë se, Kosova ka borxh ta kujtojë përherë Agim Bytyqin.

Postimi i plotë i z. Veseli:

Isha për ngushëllime në familjen e Agim Bytyqit në Prizren, i cili u nda nga jeta ditë më parë. Me djalin e tij, Astritin, vajzat, vëllain Agronin dhe shumë miq të të ndjerit, kujtuam gjurmët e mëdha që ka lënë pas vetes Baca Agim në historinë më të re dhe të lavdishme të futbollit kosovar. Ai ishte njëri prej figurave kryesore në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës nga viti 1991 dhe për shumë vjet kryetar i klubit “Liria”. Një njeri i dashur dhe i respektuar, që pati kurajon dhe forcën të udhëhiqte FFK-në në kohërat më të vështira. Fakti që mesazhe ngushëllimi i ka dëguar familjes edhe kryetari i UEFA-së, Čeferin, flet shumë për personalitetin e tij. Kosova ka borxh ta kujtoj përherë Agim Bytyqin.

0