Kryetari Veseli i shpreh ngushëllime familjes Haliti, fton që pandemia të jetë preokupimi ynë i vetëm

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, dhe me këtë rast përcjell ngushëllimet e tij për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës.

Z. Veseli ka shkruar se shpreson që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, duke bërë thirrje për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.

“Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë”, ka shkruar në rrjetin social z. Veseli.

Ja postimi i plotë i z. Veselit në fb:

I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.
Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.
Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.
Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim.

2+