Kryetari Veseli i bashkohet aksionit simbolik në mbrojtje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, iu bashkua aksionit simbolik të organizuar para zyrës së UNICEF-it në Kosovës, në mbrojtje të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Z. Veseli është shprehur se ky instalacion është goditës dhe kuptimplotë që shërben si thirrje e fortë për të shtuar kujdesin ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.

Ai së bashku me deputeten Valdete Idrizi, ka vizituar këtë instalacion dhe kanë biseduar me Rijad Mehmetin për problemet dhe nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Ky është postimi i plotë i z. Veselit:

Edhe unë iu bashkova aksionit simbolik të organizuar prej zyrës së Kosovës të organizatës UNICEF në mbrojtje të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Instalacioni i 120 karrocave me çanta shkolle, që është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, është me të vërtetë goditës e kuptimplotë dhe shërben si një thirrje e fortë për të shtuar kujdesin ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.

Bashkë me deputeten Valdete Idrizi e vizituam këtë instalacion ku edhe biseduam me Rijad Mehmetin, një djalë të mrekullueshëm i cili më së miri dinte të artikulonte problemet dhe nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Shoqëria jonë duhet të tregojë më shumë vëmendje, solidaritet e përkushtim në mënyrë që fëmijët si Rijadi të integrohen e përfshihen kudo në shoqëri.

0