KRYETARI VESELI: BESOJ QË ME 26 DHJETOR DO TË KONSTITUOHET KUVENDI I RI

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur këtë të mërkurë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

E aty ishte vetëm një pikë e rendit të ditës, përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës së shtatë.

Edhe zyrtarisht Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më 26 dhjetor.

Shpresoj që më këtë datë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të hapet një epokë e re e politikës tha Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Me datën 26 në ora 15:00 do të mbajmë seancën konstituive dhe me datën 26 besoj se do të fillojmë një epokë të re të politikës në Kosovë.
Ai tutje ka shtuar se PDK do të jetë opozitë.

“Unë besoj në Zotin dhe në kombin tim. PDK do të jetë opozitë dhe do të jetë konsistent. Kosova duhet të ecë përpara”.

Në konferencë, Kryetari Veseli ka thënë se në mandatin e tij nuk është dëmtuar as një deputet.

“Në mandatin tim as një deputeti mandati nuk ju ka dëmtuar, më shumë jam dëmtuar vetë gjatë mandatit tim”.

“Me datën 26 dhjetor në ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Me këtë datë shpresoj se do të kemi një legjislaturë të mirë të Kuvendit”.

0