Kadri Veseli: Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë krenar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer sot nga Haga.

Për ta mirëpritur Kryetarin Veseli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kanë dalë qytetarë të shumtë.  Dhjetëra të rinj kishin veshur edhe fanella të bardha ku mbishkrim “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.

Pas përshëndetjes me qytetarët e pranishëm të cilët kishin dalë për ta pritur në aeroport, para me mediave të pranishme, Z. Kadri Veseli uroi për paqe qytetarët e Kosovës.

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojt Kosovën, lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenarë, përjetë. Faleminderit”, theksoi z. Veseli.

I pari i PDK-së pasi është intervistuar të martën nga Gjykata Speciale, ka deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë një përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bëhen bashkë për ta kaluar këtë sfidë.

https://www.youtube.com/watch?v=49DSff_sL3E&feature=emb_title

0