Hoxhaj: Vepra e Labinotit do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë


Në një mbledhje komemorative për nder të Labinot Aliajt, asamblistit komunal të Istogut nga radhët e PDK-së, i cili ndërroi jetë dje, i pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë në parti.

Z. Hoxhaj theksoi se “dhimbjen dhe zbrazëtinë e madhe, do të përpiqemi ta kompensojmë me punë e angazhim për një Kosovë më të mirë, ashtu siç Labinoti e deshti dhe u angazhua!”

Statusi i Enver Hoxhajt në Facebook:

Bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, u mblodhëm sot në një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku anëtari ynë i ndjerë, Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh.

Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira.

Familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik. Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve!

Dhimbjen dhe zbrazëtinë e madhe, do të përpiqemi ta kompensojmë me punë e angazhim për një Kosovë më të mirë, ashtu siç Labinoti e deshti dhe u angazhua!

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë i dashur!

0