Hoxhaj: Skënderaj është pulsi dhe shpirti i PDK-së, e ka mbështetur gjithmonë Thaçin dhe Veselin

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Skënderaj vazhdimisht ka qenë pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Sipas z. Hoxhaj, Skënderaj është përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Skënderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit, e ka mbështetur vazhdimisht Kadri Veselin dhe do të jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së. Solidarizimi me vlerat e luftës dhe mbrojtjes së themeluesve të UÇK-së e të shtetit, po kthehet në forcë e vullnet gjithandej në përkrahje të PDK-së. Këtë e ndjeva e mbrëmë, ku së bashku me kryetarin Sami Lushtaku patëm një takim të jashtëzakonshëm me strukturat tona në këtë komunë. Faleminderit Skënderaj për pritjen, mobilizimin dhe mbështetjen e përhershme. #HoxhajKryeministër

0