Hoxhaj: Do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në në Klinë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i cili është edhe kandidat për kryeministër i PDK-së, gjatë të dielës ka qëndruar në Komunën e Klinës.

Hoxhaj ka bërë të ditur se së bashku me anëtarët e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Bajrush Xhemajlin, në Klinë e kanë parë entuziazmin e anëtarëve të degës nga ku edhe iu premtuan se do ta fuqizojnë e rikthejnë PKD-në në Klinë.

Postimi i plotë i Hoxhajt në fb:

Një takim i mrekullueshëm me strukturat e PDK-së në Klinë. Anëtarë që kanë punuar dhe punojnë për vendin e edhe për Klinën në veçanti. Së shpejti, bashkë me ta, do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në në Klinë!

Bashkë me anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemajlin dhe Blerta Deliu – Kodra, pamë entuziazmin e anëtarëve të degës, të cilët i bashkohen idesë tonë për plane konkrete për të vazhduar shtetndërtimin e vendit, për të krijuar vende të reja të punës dhe për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi. #HoxhajKryeministër. 

1+