“Gratë për gratë” – Kampanja e PDK-së e udhëhequr nga Blerta Deliu, që po e fuqizon rolin e gruas në shoqërinë kosovare

Kampanja e PDK-së gratë për gratë, e udhëhequr nga deputetja Blerta Deliu ka nisur një fushatë inkurajuese për gratë, në mënyrë që ato të ndjekin të drejtën e tyre për mundësi të barabarta dhe marrje të përgjegjësive në vendimmarrje.

Gjatë vizitave nëpër komuna, deputetja Deliu, e cila udhëheq Departamentin për Politika Gjinore brenda PDK-së, ka thënë se gratë nuk guxojnë të bëhen lajm vetëm kur ato dhunohen e abuzohen, ndërsa margjinalizohen në të gjitha kontributet tjera.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se kjo qasje publike duhet të marrë fund. Postimi i plotë: Së bashku me Departamentin që drejtoj, me gratë deputete, por edhe si parti në tërësi, i jem përgjigjur detyrimit qytetarë të zhvillojmë një fushatë inkurajuese për gratë – në mënyrë që ato të ndjekin të drejtën e tyre për mundësi të barabarta dhe marrje të përgjegjësive në vendimmarrje.

Ja postimi i plotë i znj. Blerta Deliu-Kodra:

Së bashku me Departamentin që drejtoj, me gratë deputete, por edhe si parti në tërësi, i jem përgjigjur detyrimit qytetarë të zhvillojmë një fushatë inkurajuese për gratë – në mënyrë që ato të ndjekin të drejtën e tyre për mundësi të barabarta dhe marrje të përgjegjësive në vendimmarrje.

Diskursi përçmues publik ndaj grave që mbizotëron mendësinë tonë dhe kategorizimi i grave si klasë e nënshtruar ndaj superioritetit mashkullor mbesin shtytësit dominant në hezitimin e grave të demonstrojnë potencialin e vet dhe kontribuojnë në mënyrë meritore në të gjitha sferat shoqërore dhe politike.

Gratë nuk guxojnë të bëhen lajm vetëm kur ato dhunohen e abuzohen, ndërsa margjinalizohen në të gjitha kontributet tjera. Kjo qasje publike duhet të marrë fund dhe do t’i japim fund!

Gjatë vizitave nëpër komuna, në takimet me gratë e degëve tona, por edhe në takimet spontane me gratë e tjera kam takuar gra dhe vajza të zonja të profileve të ndryshme. I kam inkurajuar dhe kam kërkuar nga to që pavarësisht barrierave të ngritura padrejtësisht, të mos ngurrojnë për asnjë moment të kalojnë pengesat me aftësitë që zotërojnë dhe me përkushtimin e hekurt të grave – për të ndarë përgjegjësi të barabarta dhe ndikuar në formësimin shoqëror e politik.

Shpresoj që praktika e nisur nga Partia Demokratike dhe Departamenti për Politika Gjinore të ndiqet edhe nga subjektet tjera, në mënyrë që ta rrisim fushatën dhe përforcojmë besimin e grave në ushtrimin e të drejtave dhe ngjitjen e tyre meritore në nivelet më të larta vendimmarrëse.

#gratepergrate#pdk#gruajademokratik

1+