Enver Hoxhaj do ta kthejë Ministrinë e Diasporës me ministër nga diaspora (video)

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi për publikun, ka dhënë shpjegime për planin e tij për diasporën, duke thënë se Kosova duhet ta bëjë atë pjesë të drejtpërdrejtë të shtetndërtimit dhe të zhvillimit.

Z. Hoxhaj, ka prezantuar disa zotime që ai si Kryeministër do t’i realizojë.

Zotimi im si kryeministër dhe i PDK-së për diasporën është konkret. Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të zhvillimit dhe shtetndërtimit. Në planin tonë konkret përfshihen tri vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe lirim nga pagesat e sigurimit kufitar. Bashkë do ta realizojmë këtë plan.

Shpërndaje këtë mesazh në mbështetje të diasporës 👇

https://fb.watch/2UtnP7MSSE/
1+