Emmerson: Aktakuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë qesharake, disa nga to janë hedhur poshtë edhe më parë në Hagë

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Kjo është seanca e dytë, pas asaj që u zhvillua javën e kaluar ku edhe u bë paraqitja e aktakuzave me të cilat ngarkohen katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Seanca e sotme cilësohet si seancë statusore, ku ecuria e kësaj çështje ka të bëjë me organizimin e çështjeve administrative dhe vazhdimin e gjykimit.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se UÇK-ja ka qenë një kryengritje për të mbrojtur popullatën civile nga serbët.

Ai tha se më shumë se 10 mijë civilë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe në masakrat e ndryshme të planifikuara dhe vendi u përfshi në kaos dhe dhunë.

“Kjo përbën gati luftë civile. Shqiptarët u varrosën në varre masive nga forcat serbe dhe shumë prej tyre pastaj u zhvarrosën dhe shumë prej këtyre trupave u gjendën në Serbi dhe u quan atje me kamionë e u varrosën. Tribunali i Hagës që u ngrit për të trajtuar krimet e atij konflikti ka dënuar gjashtë eprorë të lartë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kishin për qëllim të pastronin etnikisht Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare. Dhe duke i dërguar ata në vendet fqinje Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Të pretendosh se ka një barazi midis këtij lloji dhe veprimeve të gabuara nga disa anëtarë të UÇK-së, është shumë e gabuar. Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria ato aktakuza do të quhen qesharake”, tha Emmerson.

“Në kontekstin e e një sulmi të vazhdueshëm nga forcat profesionale serbe, shqiptarët e Kosovës u përpoqën të organizoheshin fshat pas fshati, për të mbrojtur komunitetet e tyre pra ishte akt rezistence dhe sigurisht në këtë kontekst mund të jenë kryer disa krime individualë dhe këto krime sigurisht secili prej tyre kanë qenë të pajustifikueshme por janë individuale  në shkallë minore të vogël në krahasim me shkallën industrial që ushtrohej tek shqiptarët nga Jugosllavia. E vetmja ndërmarrje kriminale e përbashkët që ekzistonte ishte ajo që ishte për të mbrojtur popullsinë civile nga krimet që po kryheshin nga regjimi jugosllav. Objektivi i tyre nuk ishte kryerja ndaj civilëve, por vet ekzistenca e UÇK-së varej nga mbëshetja që i dha populli I Kosovës, pra s’kishin shpresë se mund të arrinin në këto rrethana nëse s’do të ishin mbështetur nga popullata dhe nëse do të kishin kryer krime kundër njerëzimit. Këta drejtues që janë sot në bankën e të akuzuarit ishin njësoj si individët e tjerë në Kosovë, të cilët një ditë vendosën të bashkohen me ta. Ishin vullnetarë që vinin nga të gjitha vendet dhe kishin një qëllim të mbronin veten dhe komunitetin e tyre. Është trajtuar në mënyrë nga dy gjyqe të mëparshme kundër anëtarëve të UÇK-së në Tribunalin e Hagës, dhe më parë është pranuar se në kontekstin e UÇK-së për akumulimin e krimeve individuale s’mund të krahasohet me ndërmarrje të përbashkët kriminale. Pra s’është çështja të gjesh krimet indiviuduale. S’mund të bëhet konkluzioni për ndërmarrjen kriminale. Z.Veseli mbështetet në konkluzione bindëse dhe pika e fundit që dua të ngreh është se pa pikë dyshime, organizimi operativ në komunikim nëpërmjet UÇK-së, në periudhën e aktakuzës ishin kaq sa ishte e pamundur të vërtetohet dhe të justifikohet mbështetja e prokurorisë. Ky pozicion është pranuar nga prokuroria në procedura në kuadër të Tribunalit të Hagës pas një hetimi të gjatë dhe të thelluar. S’është bërë asnjë akuza për përgejgëjsi komanduese sepse s’ishte realiste të mbështetej mbi ato fakte.

Këto deficensa nuk e bënin atë në gjendje që Prokuroria të ndërtonte një akuzë për përgjegjësi komanduese”, shtoi ai./lajmi.net/

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit në Gjykatës Speciale, David Hooper ka deklaruar se si në seancën e kaluar edhe këtë herë kërkon lirimin me kusht të Thaçit.

Ai tha se është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht dhe se duhet pasur parasysh nxjerrjen e plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion.

“Çështja është e rëndësishme duke pas parasysh mbajtjen në burgim të Thaçit. Në seancën e parë e thash se nuk e pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit që parashikohet në nenin 41.Kështu që në këto rrethana është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht, poashtu e kam thënë edhe në seancë e kaluar se modalitetet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim, pra gjëja apo çështja e parë është se duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion për ju z. gjykatës. Për sa i takon interesit në çështjen në fjalë. Unë kam marrë vlerësimin e redaktuar të prokurorisë për një urdhër arresti e këto dokumentacione kanë redaktime të çuditshme. P.sh në paragrafin dy thuhet se duke pas parasysh nenet pastaj pjesa tjetër është redaktuar, pjesa e ligjit nenit e pastaj është redaktuar. Pra redaktime të tilla s’mund të justifikohen, jo vetëm kaq por referencat tregojnë sjelljen ose keqsjellje në llogari të Thaçit gjatë dokumentacionit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar dhe është një pjesë që duhet të diskutohet”, tha ai.

Avokati Hooper shtoi se prokurori do të duhej të shqyrtojë versionet,që të jenë më pak të redaktuara e të sigurojë të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes.

“Ky dokumentacion të vihet në momentin e parë pra sa më shpejtë të jetë e mundur tek mbrojtja pra nëse është e mundur brenda tri ditësh. Në momentin kur kemi një material të tillë dhe për çdo të akuzuar pra të mund të merret parasysh aplikimi i individualitetit.Pra të bëhet ndarja e të akuzuarve dhe të gjenden modalitetit e përshtatshme.  Edhe gjatë debatit pra të na nxjjerr dokumentacionet e të na bëhen të ditura dokumentacionet që të kemi mundësi të përgjigjemi. Pra në fund të ditës çështja është në përfitim dhe parashtrimit me gojë. Do t’i drejtohem gjykatës kur të jemi tërësisht të përgatitura dhe të kemi një marrëveshje midis nesh.Mendoj se sot iu kërkoj z.gjykatës, pra për të ardhmen e afërt që të bieni dakord për modalitetet e parashtruara sipër”, shtoi ai.

Ndryshe në Hagë është duke vazhduar seanca e dytë me radhë në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Gjatë seancës së parë gjyqësorë që të katër të akuzuarit deklaruan se kanë lexuar aktakuzat dhe se ndjehen të pafajshëm./lajmi.net/

0