RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË RINISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË RINISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Prishtinë,
Shkurt  2018

Në bazë të nenit 57 të Statutit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur në Prishtinë më 01 mars 2018 aprovoi këtë:

RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË RINISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Dispozitat e përgjithshme
Neni 1Me këtë Rregullore, në përputhje me dispozitat e Statutit të Partisë Demokratike të Kosovës,  përcaktohet mënyra e organizimit të Zgjedhjeve të RDK-së; përgatitja e zgjedhjeve; funksionet e organeve për organizim të zgjedhjeve; organet e RDK-së dhe përbërja e tyre;  mbarëvajtja e zgjedhjeve; thirrja e kuvendeve; mënyra e votimit; dhe mosha e zgjedhëseve dhe e të zgjedhurve. Rregullorja përcakton organizimin e zgjedhjeve të Rinisë nga njësia bazë organizative e deri te Konventa e Rinisë. Konventa organizohet me rregullore të veçantë.

Neni 2Dispozitat e kësaj Rregulloreje aplikohen ndaj pjesëmarrëseve në proces zgjedhor të RDK-së dhe ndaj Trupave për organizimin dhe monitorimin e procesit zgjedhor. Demokracia e brendshme

Neni 33.1. RDK-ja funksionon në bazë të parimit të demokracisë së brendshme, i cili shprehet përmes së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në të gjitha organet e PDK-së dhe në bazë të  parimit të votës së barabartë të të gjithë anëtarëve dhe të respektimit të së drejtës për të shprehur dhe  për të promovuar mendimin e kundërt.3.2. Secili anëtar/e i/e RDK-së ka të drejtë të marrë pjesë në proces zgjedhor, si zgjedhës ose i zgjedhur. 
Neni 4Anëtarësia4.1 RDK është e hapur për anëtarësim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbushur moshën 16 vjeçare dhe nuk kanë arritur moshën 25 vjeçare. 4.2. Për të fituar statusin e anëtarit të RDK-së duhen plotësuar këto kushte:a. Secili i anëtarësuar duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeçare dhe të mos ketë mbushur moshën 25 vjeçare. b. Të pranojë kushtet e anëtarësimit,c. Të bëjë anëtarësimin individual,d. Të mos jetë anëtar i ndonjë organizate tjetër  të cilën organet e PDK-së e vlerësojnë se është në kundërshtim me qëllimin dhe me vizionin e PDK-së. Organizimi i RDK-sëOrganet dhe mandati
Neni 55.1. RDK është e organizuar në Organe Qendrore dhe Lokale.5.2. Organe Qendrore të RDK-së janë:a. Konventa e Përgjithshmeb. Këshilli Drejtues-KDc. Kryesia dhe d. Kryetari5.3. Organet lokale janë:b. Nëndega dhe c. Dega

Neni 6Nëndega6.1. Nëndega është njësia më e vogël e organizimit të RDK-së, që organizohet mbi baza fshati në pjesën rurale dhe në bazë lagjeje në pjesë urbane.6.2. Nëndega përbëhet nga:a. Kuvendi i Nëndegës  b. Kryesia dhe   c. Kryetari.    6.2.1. Kuvendin e Nëndegës e përbëjnë të gjithë anëtarët e Nëndegës.     6.2.2. Kryesia e Nëndegës ka 5-9 anëtarë e zgjedh Kuvendi i nëndegës me vota të fshehta     6.2.3. Kryetarin e Nëndegës e zgjedh Kuvendi i nëndegës me shumicë votash. 6.3. Për themelimin dhe shuarjen e Nëndegës vendos Kryesia e Degës së PDK-së në konsultim me Kryesinë e Degës së RDK-së.  6.4. Organizimi dhe puna e Nëndegës rregullohet me akt të veçantë.
Neni 7Dega7.1. Dega është forma më e lartë e organizimit në nivel lokal të RDK-së.7.2. Në secilën komunë ku kemi anëtarësi ngrihet një degë e RDK-së. Organ kompetent për themelimin apo shuarjen e një Dege të re është Kryesia e RDK-së në konsultim me Kryesine e PDK-së. 7.4. Dega është përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e nëndegëve të RDK.7.5. Organet e Degës janë:a. Kuvendi i Degës,b. Këshilli Drejtues i Degës,c. Kryesia e Degës dhe d. Kryetari i Degës.
Neni 8Organizimi i procesi zgjedhor në RDK8.1. Procesi zgjedhor ne Rini organizohet nga Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve – KOZ, i cili emërohet nga Kryesia e PDK-së. 8.2. Në nivel të çdo dege emërohet Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve në nivel Lokal (KOZL) në përbërje prej 7 antarësh. Në kuadër te tij, RDK-ja dhe GDK-ja, përfshihen me nga dy përfaqësues. 8.3. Zgjedhjet monitorohen dhe organizohen në koordinim me KOZ-in dhe ekipet e caktuara nga Kryesia e Partisë.   
Neni 9Zgjedhjet në Nëndegë të RDK-sëKuvendi i Nëndegës9.1. Të drejtë për pjesëmarrje në një proces zgjedhor, si zgjedhës ose i zgjedhur, e kanë të gjithë anëtarët e PDK-së që kanë mbushur moshën 16 vjeçare dhe nuk kane arritur moshën 25 vjeçare. 9.2. Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve në nivel Lokal (KOZL) së bashku me strukturat aktuale të degëve duhet që të njoftojnë anëtarët e lokalitetit të caktuar për mbajtjen e Kuvendit të Nëndegës.9.3. Para fillimit të procesit zgjedhor të gjithë anëtarët duhet të plotësojnë Formularin për të Dhënat e Anëtarit – FDhA. Askush nuk mund të marrë pjesë si zgjedhës apo i zgjedhur pa plotësuar këtë Formular. 9.4. Pas verifikimit të dhënave të anëtarëve fillon procesi i zgjedhjeve. 9.5. Anëtarët e Kuvendit të nëndegës zgjedhin kryesinë e nëndegës, kryetarin e nëndegës, dhe delegatët për Kuvendin e Degës.9.6. Të drejtë për të paraqitur kandidaturën për kryetar të nëndegës, anëtar të kryesisë, dhe delegat kanë të gjithë anëtarët e nendegës përkatëse. 9.7. Kuvendi i nëndegës, me votim të fshehtë, zgjedh anëtarët e Kryesisë, Kryetarin, dhe delegatet për kuvend dege. Kryesia ka nga 5 deri në 9 anëtarë. 9.8. Kryesia e nëndegës së Rinisë në mbledhjen e parë zgjedhë nga radhët e veta nënkryetarin, sekretarin dhe pozitat tjera. Mbledhja e pare e kryesisë së nëndegës  mbahet në koordinim me Degën. .
Neni 10Numri i Delegatëve nga nëndegët10.1. Kuvendi i Degës përbëhet nga anëtarët e secilës nëndegë të cilët delegohen nga nëndega përkatëse. 10.2. Numri i anëtarëve të deleguar nga nëndega përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve dhe numrit të banorëve.10.3. Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve në nivel Lokal (KOZL) përcakton numrin e delegatëve për secilën nëndegë duke u bazuar në votat e zgjedhjeve lokale dhe në numrin e banorëve. 10.4. Numri i delegatëve që dërgohet nga secila nëndegë  përbën totalin e  përfaqësuesve në bazë të votave të fituara në zgjedhjet lokale dhe përfaqësuesve në bazë të  banorëve të asaj nendege. Pra një  nendegë dërgon delegatë duke mbledh delegatët në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e fundit lokale dhe delegatët bazuar në numrin e banorëve. Në këtë mënyrë për çdo degë caktohen delegatët duke u bazuar në këto dy kritere: a). Një delegat zgjedhet në 50-100 vota, 2 delegat 101-200 vota, e kështu me radhë. b). Një delegate në 1 mijë banorë, 2 delegatë në 2 mijë banorë, e kështu me radhë. 
Neni 11Zgjedhjet në DegëKuvendi i Degës11.1 Kuvendi i Degës, tё cilin e pёrbёjnё delegatët e zgjedhur nё kuvendet e nёndegёve. 11.2. Kuvendi i Degës, me votim të fshehtë, zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës. Këshilli Drejtues i Degës ka 21 deri në 71 anëtarë. Procedurat dhe mënyra e funksionimit  të Këshillit Drejtues të Degës përcaktohen me akt të veçantë.   11.3. Këshilli Drejtues i Degës me votim të fshehtë zgjedh anëtarët e Kryesisë së Degës. Kryesia e Degës së Rinisë, varësisht nga numri i anëtarëve, ka 11 deri në 21 anëtarë. Procedurat dhe mënyra e funksionimit të Kryesisë së Degës përcaktohen me akt të veçantë 11.4. Kryetari i Degës zgjedhet nga Këshilli Drejtues i Degës me votim të fshehtë. 11.5. Delegatët për Konventën Qendrore zgjedhën nga Kuvendi i Degës. 11.6. Të drejtë për të paraqitur kandidaturën për kryetar të degës kanë të gjithë anëtarët e degës përkatëse. Kandidaturat për kryetar të degës, për të qenë valide duhet të marrin mbështetjen e 1/10 te numrit te anëtarëve te Keshillit Drejtus te Degës. Kriteret për kandidatët për kryetarë të Degëve te Rinisë i miraton Kryesia e PDK-së me akt të veçantë 11.7. Kandidatet per Kryetar dege duhet te jene banore te asaj dege, dhe ndrrimi i vendbanimit eshte arsye per te humbur mandatin.
Neni 12Këshilli Drejtues i DegësKëshilli Drejtues i degës zgjidhet nga Kuvendi i Degës. Të drejtë për të paraqitur kandidaturën për KD të Degës kanë të gjithë anëtarët e degës përkatëse. Këshilli Drejtues i degës përbëhet nga 21-71 anëtarë, në varësi të numrit të anëtarëve . Pas përfundimit të zgjedhjeve në nëndegë KOZ-i do të njoftojë degët e Rinisë për numrin e anëtarëve të KD-së që do të ketë secila degë duke u bazuar në anëtarët e Partisë, banorët, votat e fituara në zgjedhjet e fundit.
Neni 13Kryesia e dhe Kryetari i Degës13.1. Kryesia e degës zgjidhet nga Keshilli Drejtus i Degës, me votim të fshehtë.13.2. Kryesia e degës përbëhet nga 11-21 anëtarë. Për Prishtinën, Kryesia e Partisë mund të vendosë për perberje tjetër të Kryesisë së Degës. 13.3. Kryesia e degës në takimin e parë zgjedhë: Nënkryetarët, Sekretarin, Zëdhënësin dhe pozitat tjera.  
Neni 14Delegatët dhe përbërja e Konventës së Përgjithshme14.1. Delegatët e Konventës së Përgjithshme përbëhen nga delegatët e zgjedhur nga kuvendet e degëve dhe delegatët ex officio.14.2. Delegatët e zgjedhur votohen nga Kuvendet e Rinisë në Degë. Lista e kandidatëve për t’u votuar dhe lista e fituesve si delegatë duhet të sigurojë një përfaqësim të paktën prej 30% për të dy gjinitë.14.3.Delegatët ex-officio janë: kryetari i Rinise, anëtarët e kryesisë, anëtarët e Këshillit Drejtues, me kusht që të mos kenë mbushur 25 vjet.14.4. Mandati i delegatit të Konventës së Përgjithshme është katër vjet. Mandati i delegatit ndërpritet para kohe kur jep dorëheqjen, çregjistrohet ose largohet nga partia.14.5. Numri i delegatëve që dërgohet nga secila degë  përbën totalin e  përfaqësuesve në bazë të votave të fituara në zgjedhjet lokale dhe përfaqësuesit në bazë të  banorëve të asaj Dege. Pra, një  degë dërgon delegatë duke mbledhë delegatët në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e fundit lokale dhe delegatët bazuar në numrin e banorëve. Në këtë mënyrë për çdo degë caktohen delegatët duke u bazuar në këto dy kritere: a) Një delegat zgjedhet në 1000 vota dhe  b) Një delegat në 7 mijë banorë.   
Neni 15Procesi zgjedhor dhe afatet15.1. Tё gjitha degët duhet tё organizojnë zgjedhjet nё Rini nё tё gjitha nivelet: nёndegё dhe degё.15.2. Zgjedhjet fillojnë mё 10 mars dhe përfundojnë me 30 prill 2018 deri në nivel degësh. 15.3 .Kandidaturat per kryetar te rinise paraqiten pas perfundimit te zgjedhjeve ne nivel degesh, dhe 15 ditë para mbajtjes së Konventës. Kandidaturat i dorëzohen Komisionit për Organizmin e Zgjedhjeve.
Neni 16Organizimi, orari dhe monitorimi16.1. Degët themelojnë Komisionin për Organizimin e zgjedhjeve në koordinim me RDK-në dhe GDK-në. Degët në kuadër të KOZ-it përfshijnë, përveç strukturave të degës, edhe strukturat e rinisë pёr t’u marrё me zgjedhjet nёpёr nёndegё e degё.16.2. Degët koordinohen gjatë punës së tyre me Komisionin për Organizimin e Zgjedhjeve me qëllim monitorimi. 16.4. Degёt së bashku me KOZ-in caktojnё orarin e mbajtjes së zgjedhjeve nёpёr nёndegё e  degё.16.4. Orari i kuvendeve i  përcjellet Partisë në qendër, për  qëllim të monitorimit dhe përcjelljes së mbarëvajtejes së procesit zgjedhor.  16.5. Orari do të publikohet në faqe të PDK-së, në mënyrë që antarët të jenë të njoftuar për të marrë pjesë në kuvende. 16.6. Me qëllim të mbarvajtejes së procesit Kryesia e PDK-së emëron Komisionin për Ankesa. Komisioni ka për detyrë të trajtojë ankesat eventuale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Neni 17Parimet e përgjithshme 17.1. Strukturat e rinisë respektojnë përfaqësimin e sё paku 30% tё  femrave në të gjithë strukturat. 17.2. Në të gjithë strukturat, lista e kandidatëve për t’u votuar dhe lista e fituesve si delegatë duhet të sigurojë një përfaqësim të paktën prej 30% për të dy gjinitë. 17.3. Zgjedhja e njё personi pёr secilin post partiak nё tё gjitha nivelet, bёhet me mё shumё kandidatё. Kandidatёt pёr kryetar tё çdo strukture partiake, para se tё votohen, paraqesin programet e tyre.17.4. Kryesia e punës duhet sigurojë që gjatë propozimeve të kandidaturave për kryesi të nëndegëve dhe delegatë, të merren propozime nga të gjitha lagjet dhe lokalitetet e nëndegës.  Edhe gjatë punës së kuvendit të degës duhet sigurur që propozimet e kandidaturave Këshille Drejtuse të Degëve, Kryesi të Degëve dhe Delegatë për konventë duhet marrë propozime nga të gjitha nëndegët. 17.5. Votimet, nё tё gjitha strukturat, bёhen mё vota tё fshehta, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë rregullore. 17.6. Kandidatet renditen në fletëvotim në bazë të alfabetit. 17.7. Në organet që ka më shumë anëtarë, zgjedhësi mund të votojë jo më pak se gjysma e antarëve sa propozohen kandidatë. Ndërsa për pozitën e kryetarit votuesi mund të votojë vetëm një kandidat.17.8. Në organet që kanë më shumë anëtarë, nëse ka kandidat me vota të barabarta vendoset me short.17.9. Takimet deri në momentin e zgjedhjeve të organeve drejtuese drejtohen nga Kryesia e Punës.17.10. Kryesia e punës zgjedhet nga ish-drejtuesit e organit, përfaqësuesit e kryesisë së degës, anëtarët e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve dhe ka për detyrë që: të përkujdeset për zbatimin konsekuent të dispozitave të kësaj Rregulloreje;të përkujdeset nëse formularët përkatës janë plotësuar nga të gjithë të pranishmit;  të hapë debatin dhe t’u jap fjalën delegatëve dhe pjesëmarrësve tjerë; të njoftojë anëtarët e kuvendit për të drejtat dhe detyrimet; të përmbyllë debatin dhe t’u japë fjalën anëtarëve të japin propozimet për kandidatura; të publikojë rezultatet e votimit dhe marrjen e vendimeve; të shqiptojë masa ndaj delegatëve që e prishin rendin dhe qetësinë; të mbajë procesverbalin për rrjedhjen e takimit përkatës; të shpallë të mbyllur seancën e Konventës së Partisë. 17.11. Procesverbalet, Kopjet e Formularëve për të Dhënat e Anëtarëve dhe materialet tjera arkivohen, dhe nga një kopje përcillet për Komisionin Qendror Zgjedhor. 
Neni 18Dispozitat përfundimtare18.1. Kjo Rregullore mund të plotësohet dhe ndryshohet nga Kryesia e PDK-së.18.2. Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kryesia e Partisë.18.3. Këshilli për Organizimin e Zgjedhjeve është autoriteti përfundimtar për interpretimin e kësaj Rregulloreje.18.4. Pjesë përbërëse e  kësaj rregulloreje  si shtojce janë: a). Formulari për Anëtarët e Kuvendit të Nëndegës, b). Formulari për Delegatët e Zgjedhur nga Nëndega, c). Formulari për Kryetarin dhe Kryesinë e Zgjedhur në Nëndegë, d). Formularin për Anëtarët e Kuvendit të Degës, e). Formularin për Delegatët e zgjedhur për Konventë, f). Formulari për Këshillin Drejtues të Zgjedhur, g). Formularin për Kryetarin dhe Kryesinë e Degës dhe gj).Formularin për të Dhënat e Anëtarit 

                                                                                                                          Kryetari
Prishtinë, 01 mars 2018                                                                                     Kadri Veseli