Kryetari Veseli ngushëllon për vdekjen e ish-ushtares së UÇK-së, Fatime Ademaj

Ka ndërruar jetë ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatime Ademaj. Me rastin e vdekjes së saj, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka theksuar se “Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen dhe të afërmit e saj”.

Veseli gjithashtu ka thënë se vepra e Ademajt  do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë, për të shërbyer si burim frymëzimi për të punuar edhe më shumë për vendin.

Ja postimi i z. Veseli në fb:

Më shumë pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatime Ademaj, nga Zhuri i Prizrenit. Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen dhe të afërmit e saj. Vepra e saj do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë, për të shërbyer si burim frymëzimi për të punuar edhe më shumë për vendin.