Kryetari Veseli i bashkohet aksionit të solidaritetit për të prekurit e tërmetit, inkurajon qytetarët për solidaritet

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka organizuar grumbullim të ndihmave elementare rroba dhe batanije për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Ndihmat familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri, ka sjellë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Ai me këtë rast ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të ndihmojnë sa të kenë mundësi.

“Republika e Kosovës është duke ndërmarrë çdo veprim që ta tejkalojmë këtë situatë për termet në Shqipëri dhe institucionet e Kosovës tanimë kanë dërguar FSK-në dhe Policinë, kemi ndarë edhe një ndihmë prej 500 mijë euro për familjet e goditura nga ky termet dhe ky aksion vullnetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në tërë Kosovën është i mirëpritur”.

“Inkurajoj gjithë qytetarët të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi. Bashkëndjejë me familjet që kanë pasur fatin tragjik të pësojnë nga ky tërmet dhe dashtë Zoti që të tejkalohet me kaq që mos të ketë edhe më shumë”, ka thënë  Veseli.