KRYETARI VESELI: KOSOVA MERITON DUARTROKITJE

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes së futbollit, Çeki-Kosovë, ka thënë se Kosova meriton duartrokitje.

Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin. Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020, ka shkruar z. Veseli në fb.

Ja postimi i z. Veseli në fb:

“Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin. Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020. Këta djem kanë treguar shpirt e besim të jashtëzakonshëm dhe na kanë dhënë gjithë këtë kohë emocione që kurrë nuk do t’i harrojmë. Njejtë ishte edhe sonte. Falemnderit nga zemra. Gjithmonë pranë tyre!”