Kryetari Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Kryetari Kadri Veseli, e ka cilësuar lajm shumë të dhimbshëm ndarjen nga jeta të regjisores Arzana Kraja.

Në një postim në Facebook, Veseli thotë se Kraja la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj.

Kryetari Veseli ka ngushëlluar familjen Kraja, miqtë dhe komunitetin artistik për humbjen e saj.

Postimi i Z. Veselit në Facebook:

Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje.